Kryeministri i ri spanjoll kishte punuar në Kosovë në vitin 1999

Lajme

Kryeministri i ri spanjoll kishte punuar në Kosovë në vitin 1999

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 14:54
Pedro Sanchez

Mariano Rajoy u largua nga posti i kryeministrit të Spanjës, duke u pasuar nga Pedro Sanchez.

Përderisa Rajoy ka qenë kundërshtar i ashpër i pavarësisë së Kosovës, Sanchez ka punuar një kohë në shtetin e Kosovës.

Të paktën kështu ka shkruar në facebook Bashmir Xhemaj, këshilltar i zv/kryeministrit Enver Hoxhaj.

“Adios Mariano Rajoy! Urojmë për një politikë të re të jashtme të Spanjës ndaj Kosovës.Lajmi i mirë është se KM i ri, Pedro Sanchez ka punuar në Kosovë në vitin 1999 si këshilltar i Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së.”, ka shkruar Xhemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat