Ishte hyrja e KFOR-it gjerman në Kosovë, që ka bërë që çetnikët serbë të largohen kokulur dhe të poshtëruar nga Kosova në vitin 1999. Një moment i tillë është bërë dokumentar në mediat gjermane, përkatësisht në mediumin “Spigel TV”.
Në një video që publikohet për herë të parë nga mediat gjermane “Spigel TV”, shihen ushtarët serbë duke u larguar kokulur nga Kosova në vitin 1999, shkruan gazeta “Bota sot”.
Në fakt, hyrja e KFOR-it gjerman ka bërë që serbet menjëherë ta lëshojnë Kosovën.
Në dokumentarin e plotë mund të shihni shumë momente të ndryshme të hyrjes së KFOR-it gjerman në Kosovë.