Limaj kërkon konsensus për dialogun me Serbinë

Lajme

Limaj kërkon konsensus për dialogun me Serbinë

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 15:30
Fatmir Limaj

(E plotësuar)- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj lidhur me platformën për dialogun u shpreh se pret të ketë një konsensus të gjerë nga akterët politik rreth dialogut me Serbinë.

Këto komente ai i bëri gjatë një konference për  media, ku tha se më 24 qershor do të mbahet Kuvendi Qendror i punës së Nismës Socialdemokrate.

I pari i kësaj partie po ashtu tha se pret që politika kosovar të mos i përsërit gabimet që janë bërë në të kaluarën në procesin e dialogut.

Limaj: Presim konsensus të gjerë

“Ne presim që nuk do të përsëriten gabimet e së kaluarës duam të shohim një konsensus sa më të gjerë rreth dialogut, angazhim të akterëve politik të rëndësishëm dhe vendimtar që sot janë në Republikën e Kosovës dhe ata akterë të reflektojnë kredibilitet dhe besueshmëri në këtë proces të ndjeshëm e shumë të rëndësishëm për vendin tonë i cili do të hap perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës dhe përfundimisht t’i jep mundësi vendit tonë që të ecim në hapat që duhet dhe t’i kthehemi temave të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të vendit tonë“, u shpreh ai.

Duke treguar interesimin që Nisma Socialdemokrate ka për dialogun me Serbinë, Limaj tha se dëshirojnë dialog me objektiva të qarta.

Limaj: Besoj që dialogu zgjidh probleme

“Për këto tema që na presin besoj që politika kosovare do të di të përgatitet për të mos i bërë gabimet që i ka bërë në të kaluarën. Nisma Socialdemokrate ka deklaruar vazhdimisht është e interesuar për dialog me të gjithë, me fqinjë e përtej fqinjëve. Ne besojmë shumë, ne besojmë që dialogu është rruga që ofron dhe zgjidh probleme. Për dialog me objektiva dhe dialog me parime, dialog me orientime të qarta, dialog i cili reflekton zhvillim, reflekton përmirësim të gjendjes të cilën jemi futur në dialog”, u shpreh ai.

Image
Fatmir Limaj

Sipas tij, Nisma Socialdemokrate do të jetë urë lidhëse për të gjithë faktorët relevant të përfshirë në këtë proces të bisedimeve me Serbinë, me qëllim që mos të përsëriten gabimet që janë bërë në të kaluarën.

Gjatë kësaj konferencë për media, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se vendimi për të shkuar drejtë kuvendeve të punë ka qenë siç e tha ai “interesimi i qytetarëve” për t’iu bashkuar kësaj partie.

Sipas tij, kuvendit qendror i punës, i cili do të mbahet më 24 qershor, po i paraprijnë kuvendet e punës në të gjitha qytetet e Kosovës ku është e shtrirë kjo parti.

Limaj: Më 24 qershor mbahet Kuvendi Qendror i Punës

“Deri më 24 qershor ku do të mbahet Kuvendi Qendror i Punës së Nismës Socialdemokrate...Në procesin e kuvendeve të punës dhe të konsolidimit e të zgjerimit dhe rifreskimit të partisë duke rreth 700 nëndegë anekënd Republikës së Kosovës, të cilat kanë bërë përgatitje për kuvendet e punës nëpër degë. Në 33 degët e partisë, Nisma Socialdemokrate do të mbahen kuvendet e punës pas një procesi të gjerë dhe të gjithë anshëm që ato kanë zhvilluar ato në lokalitetet e tyre”, ka deklaruar Limaj.

Ndryshe,  gjatë ditës së sotme lidhur me platformën e dialogut me Serbinë ka folur edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi një raport të detajuar për dialogun e zhvilluar Kosovë-Serbi gjatë viteve 2011-2017, në të kundërtën thotë se nuk duhet të vazhdohet tutje.

Limaj s’flet për Thaçin si Kryenegociator: Gabimet e së kaluarës na kanë kushtuar shumë

Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, ka thënë se e përkrahin vazhdimin e dialogut me Serbinë derisa ka hezituar të tregojë qëndrimin e tij për Hashim Thaçin si Kryenegociator.

Ai ka bërë thirrje të mos përsëriten gabimet që kanë ndodhur në të kaluarën. Ka refuzuar të flasë për emrin e Thaçit si udhëheqës të dialogut, duke thënë se temat nacionale janë mbi partitë politike dhe mbi individët.

“Në asnjë mënyrë të mos përsëriten gabimet e së kaluarës. Sepse pastaj na kanë kushtuar shumë”, ka thënë ai.

“Natyrisht, neve na presin tema të mëdha. Këtë qeverisje e kanë pritur tema të mëdha që nga themelimi. Ne si parti, reflektojmë poziitivet dhe duam unitet”, ka shtuar ai, ne nje konference per media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat