Serbia e ka humbur Kosovën qysh në kohën e Milosheviqit, thotë gazetari serb

Lajme

Serbia e ka humbur Kosovën qysh në kohën e Milosheviqit, thotë gazetari serb

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 14:25
Milan Jovanoviq

I ftuar në një debat televiziv, gazetari serb, Milan Jovanoviq, ka thënë se Vuçiq nuk ka çfarë të humbë nga dialogu i Brukselit, pasi që sipas tij Serbia e ka humbur Kosovën qysh në kohën e Milosheviqit.

“Poblemi është që ne ende po mirremi me keqkuptimet e Milosheviqit, ne e kemi humbur Kosovën pikërisht në kohën e tij”, u shpreh Jovanoviq duke shtuar se presidenti serb, Aleksander Vuçiq nuk ka më se çka të humbë dhe se “Brukseli ka shpëtuar atë se çfarë ka mundur të shpëtohet për Serbinë”.

Po ashtu sipas Jovanoviq, marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit varet ekskluzivisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brukselit, dhe se një marrëveshje e tillë mund të pritet të arrihet në dy-tre muajt në vazhdim, transmeton lajmi.net.

Jovanoviq shtoi se një marrëveshje mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve, mund të sigurojë një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja dhe sigurinë në rajon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat