Serbia: Kishat evropiane të pengojnë hyrjen e Kosovës në UNESCO

Lajme

Serbia: Kishat evropiane të pengojnë hyrjen e Kosovës në UNESCO

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 19:41
Ministri për Punë dhe Çështje Sociale i Serbisë, Zoran Gjorgjeviq

Ministri për Punë dhe Çështje Sociale i Serbisë, Zoran Gjorgjeviq, sot në Kuvendin e përgjithshëm të konferencës së kishave evropiane në Novi Sad, kërkoi mbështetje kur është në pyetje vendosmëria e Serbisë për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ai theksoi se “pjesa më e madhe se trashëgimisë kulturore të Kosovës përbëhen nga artet dhe arkitektura kishtare serbe”.

“Shqiptarët e Kosovës dhe autoritetet në Prishtinë nuk kanë treguar vullnet të parandalojnë shkatërrimin e saj”, tha ndër tjerash Gjorgjeviq. 

Ai ka theksuar se Serbia kërkon zgjedhje kompromisi në bisedimet me Kosovën, sipas së cilës asnjëra nga palët nuk do të jetë krejtësisht të kënaqura, por të dyja palët do të marrin diçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat