Qeveria Haradinaj planifikon të harxhoj edhe 63 milionë euro

Lajme

Qeveria Haradinaj planifikon të harxhoj edhe 63 milionë euro

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 14:08
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Agron Demi nga Instituti GAP, thotë se Kosovës dojnë me i shku edhe 63 milionë euro pas asnjë arsye, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai përmes rrjetit social Facebook thekson se, kryeministri Ramush Haradinaj po planifikon që 63 milionë euro të ia ndajë Bechtel Enkas në emër të vonesave në pagesë nga ana e Qeverisë ndaj punëkryesit.

Demi tutje shton se Qeveria e Kosovës ka paguar më shumë buxhet sesa që ka planifikuar për vitin 2014-2016.

“Dojnë me na shku edhe nja 63 milionë euro dëm, pa asnjë shpjegim të arsyeshëm.

Qeveria po bëhet gati që këtyre ditëve t'ia ndajë edhe 63 milionë euro Bechtel&Enkas në emër të vonesave në pagesa nga ana e Qeverisë ndaj punëkryesit. Por në bazë të Buxhetit 2014 dhe planifikimeve për dy vitet në vijim, si dhe në bazë të pagesave që i janë bërë punëkryesit për vitet 2014-2016, kostoja shtesë buxhetore duket absurde.

Sipas pagesave, del se Qeveria i ka paguar më shumë buxhet gjatë viteve 2014-2016 se sa që ka qenë planifikimi buxhetor.

Tash, ose kemi të bëjmë me mashtrim të opinionit, ose keqplanifikim financiar ose korrupsion. Për shkak se Pal Lekaj ka vendosë me udhëheq Ministrinë si hermit, duke mos ba publike asnjë informacion, i mbetet Lutfi Zharkut dhe Avdullah Hotit, si ish ministra të infrastrukturës dhe financave, që të dalin dhe të bëjnë publike planin e pagesave sipas kontratës së nënshkruar më 1 korrik 2014”, shkruan Agron Demi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat