Arbana Xharra i përgjigjet deputetit Selmanaj: E kam ndërprerë punën te Kadri Veseli

Lajme

Arbana Xharra i përgjigjet deputetit Selmanaj: E kam ndërprerë punën te Kadri Veseli

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 16:50

Këshilltarja e Kadri Veselit, Arbana Xharra, ka reaguar ndaj deputetit të LDK’së Driton Selmanajt i cili tha se ajo po merr pagë nga buxheti i Kosovës ani pse që disa muaj jeton në SHBA.

Xharra ka thënë se e ka shkëputur marrëdhënien e punës me Veselin deri në kthimin e saj nga Amerika.

Postimi i saj i plotë:

Sqarim për opinionin, jo për Dritonin,

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj, sot më paska lakuar emrin në Kuvendin e Kosovës, kinse unë paguhem që pesë muaj nga Buxheti i Kosovës, në cilësinë e këshilltares së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Si pikë e parë, kjo është një gënjeshtër.

Unë jam larguar nga Kosova në fund të muajit shkurt. Kam qenë atje deri pas kremtimit të 10 vjetorit të pavarësisë, duke dhënë kontributin tim si pjesë e Këshillit Organizativ.

Përkundër largimit të përkohshëm, unë edhe gjatë qëndrimit në SHBA kam vazhduar punën në distancë, deri në përmbylljen e disa projekteve që më ishin besuar të merresha me to.

Por, deri në kthimin tim, unë tashmë e kam të ndërprerë marrëdhënien time të punës si pjesë e ekipit të Kryeparlamentarit Veseli, të cilit do t’i bashkohem sërish kur të kthehem!

Më vjen mirë që ky trillim i deputetit Selmanaj më shërbeu si shkas për të sqaruar pozicionin tim publikisht, megjithatë me vjen keq për të që më shumë po vërehet mosprezenca ime në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, se prezenca e tij në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti Selmanaj e ka monitoruar një kohë të gjatë Kuvendin e Kosovës, si pjesë e LDK-së në prapaskenë, prandaj po dua të besoj se gjatë kësaj kohe i ka mësuar të paktën disa procedura që lehtësisht mund të çojnë deri te e vërteta.

Përndryshe, e inkurajoj jo vetëm deputetin Selmanaj, por edhe kolegët e tij, që të vazhdojnë të merren me mua????.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat