Deputetja e LDK-së: E kemi gati mocionin për rrëzimin e qeverisë

Lajme

Deputetja e LDK-së: E kemi gati mocionin për rrëzimin e qeverisë

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 22:10
Deputetët e LDK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se LDK-ja tashmë është gati për ta rrëzuar qeverinë.

Osmani pohoi se vetëm po presin partitë tjera për të arritur një konsensus.

“Jemi duke bashkëpunuar me partitë në opozitë për të arritur një pajtim”, ka thënë ajo.

“LDK-ja tashmë i ka 27 nënshkrime dhe kërkesën e gatshme të mocionit për rrëzimin e qeverisë”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat