Gjuriq: Refuzimi i Kosovës, i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm

Lajme

Gjuriq: Refuzimi i Kosovës, i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 10:25
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se refuzimi i dialogut nga ana e Kosovës është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm, ashtu si mohimi i detyrimeve të ndërmarra dhe mashtrimi i publikut rreth përmbajtjes së tyre.

“Kryenegociatori i Prishtinës flet fjalë të pabesueshme që askush nuk i përgjigjet dhe shumë do të duhet. Ai haptazi dhe publikisht thotë se Kosova nuk ka ndërmend të kryejë detyrimet që ka ndërmarrë, duke dëshmuar kështu se autoritetet në Kosovë mendojnë se ata absolutisht janë të lejuar ta bëjnë këtë “, tha ai për median serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat