Gjykata e Apelit, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Gani Bernjashi, i cili dyshohet se me 24 maj të këtij viti, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij, L.B 14 vjeçar.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.
Mbrëmjen e 24 majit në fshatin Karaçevë të Kamenicës,60-vjeçari Gani Bernjashi, mbyti djalin e tij duke e rrahur me një shkop, dhe rrahu vajzën e tij 17 vjeçe.