Ushtrimet në lëndën e matematikës i kanë shpeshtuar. - Bota Sot
Ushtrimet në lëndën e matematikës i kanë shpeshtuar.

Lajme

E diel, 21 tetor 2018

Ushtrimet në lëndën e matematikës i kanë shpeshtuar.

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 22:58
Ilustrim

Gjashtë nxënësit më të dalluar të kësaj fushe në nivel vendi po përgatiten për Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare që do të mbahet në Rumani.

Të enjten, ushtrimet i zhvilluan me profesorin Faton Berisha, i cili njëherit është edhe prorektor në Universitetin e Prishtinës.

“Është kompeticion elitar, shembull sa për ilustrim, shumica e fituesve të medaljes filds nga matematika, që është  njëfarë ekuivalenti i çmimit Nobel për matematikë, vinë nga fituesit e Olimpiadës matematikore”, ka thënë ai për KK.

Por këtë rëndësi që ka pjesëmarrja e skuadrës kosovare në Oplimpiadë, sipas kryetarit të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, Muhi Blohaj, nuk po e vlerësojnë shumë institucionet shtetërore.

Ministria e Arsimit ende nuk ka dhënë përgjigje nëse do t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimit për në Rumani, për ekipin prej 8 vetash.

“Mbi 2 muaj e gjysmë i ka kur i kemi dërgu kopjet në ministri. E ata kanë arsyetime gjithherë. Ata thonë s’po kemi mjete. Por, çështja e biletave është urgjente, pasi ka procedura për marrjen e vizave. Por ekipi jonë do të shkojë në Shqipëri sa më shpejt që t’i sigurojë vizat”, ka thënë ai.

Ndërsa, në Ministrinë e Arsimit kanë  thënë se do t’i pagujnë biletat.

Ndërsa, për shpenëzime të tjera thonë se nuk kanë marrë raporte.

E nga Shoqata e Matematikanëve thonë se në raportet e dorëzuara, janë të detajuara të gjithë shpenzimet.

Kjo është hera e shtatë që matematikanët e Kosovës marrin pjesë në këtë Olimpiadë, madje kanë fituar edhe medalje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test