Arrestohet në Beograd ish snajperisti serb që mori pjesë në luftën në Kosovë

Lajme

Arrestohet në Beograd ish snajperisti serb që mori pjesë në luftën në Kosovë

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 06:48
Danilo Tesiç

Policia serbe ka ndërmarrë një aksion në Beograd të quajtur “Rrufeja”. Në aksion është kapur i dyshuari me emër, Danilo Tesiç.

38 vjeçari akuzohej se në rrugët e Serbisë ndalonte qytetarët duke u prezantuar si polic të cilët i plaçkiste më pas.

Në banesën e tij policia ka gjetur 11 armë, nëntë pushkë, 15 thika, dylbi, snajperë dhe armë të tjera të llojeve të ndryshme.

Pas arrestimit, Tesiç është dërguar në Prokurorinë Themelore në Beograd.

Mësohet se i njëjti ka qenë ish snajper i ushtrisë serbe në luftën e Kosovës. Ai ka qenë pjesë e dy betejave, në Junik dhe Suharekë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat