Video nga aksidenti në Ferizaj ku vdiqën tre persona, shikojeni se si ka përfunduar vetura

Lajme

Video nga aksidenti në Ferizaj ku vdiqën tre persona, shikojeni se si ka përfunduar vetura

Nga: P.R Më: 8 qershor 2018 Në ora: 10:26
Aksidenti në Ferizaj

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, ku tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një person po trajtohet në QKUK në gjendje të rëndë.

Rasti ka ndodhur  kur ngasësi i veturës Opel Astra, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi automjetin duke dal nga rruga dhe duke u  përplasur në disa grumbuj dheu dhe gurësh skaj rruge dhe duke u rrokullisur me automjetin, me ç’rast vozitësi dhe tre pasagjerët, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda e si pasojë, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tre pasagjerët janë dërguar në QKUK Prishtinë, ku pas një kohe Policia është informuar se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i tretë është në mjekim intenziv, thuhet në detajet e dhënë nga policia, shkruan “Bota sot”.

Ndërsa, në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si është dëmtuar vetura me të cilën udhëtonin 4 personat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat