Shpend Ahmeti injoroi projektin e 100 milionë eurove dhe 2 mijë vendeve të punës

Lajme

Shpend Ahmeti injoroi projektin e 100 milionë eurove dhe 2 mijë vendeve të punës

Nga: N.Sh Më: 8 qershor 2018 Në ora: 16:17
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës ka injoruar një projekt marramendës nga një kompani e fuqishme shqiptare, shkruan gazeta "Bota sot".

100 milionë euro ishte projekti ku do të bëhej punësimi i 2 mijë personave, por kreu i Prishtinës tash e tre vite projektin në fjalë e ka diku në sirtaret e komunës duke e anashkaluar.

Opinionisti Dardan Islami thekson se ky do ishte një projekt gjigant, ku do të ndërtohej një qendër tregtare.

Islami përmes një postimi në facebook shkruan se, investori kërkonte që toka ku do ndërtohej kjo qendër tregte ti jepet në shfrytëzim për 99 vjet, por që nuk ndodhi nga injorimi i kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit.

Ky është postimi i plotë i Dardan Islami:

Shpend Ahmeti ne zyren e tij e ka nje projekt propozim nga nje kompani shqiptare, me e fuqishmja ne rajon, e cila para 3 vjete do te investonte 100 milion euro te stacioni i autobuseve ne ndertimin e nje qendre tregtare.

Investitori kerkonte qe toka ti jepet ne shfrytezim per 99 vjet, ti caktohet vlera e tokes nga komuna, dhe ate vlere investitori do ta investonte ne autobuse, garazha, pishina, terene sportive,etj, donacion ne interes te publikut, por Shpendi deshi ti blej autobuset vet, pa garazh, duke na fut borxh!. Nga ky projekt gjigant do te hapeshin 2000 vende te reja pune! Shpendi vendosi qe ta injoroj kete projekt, duke i lene keto 3 vjet me shku kot. Edhe nese duhet me jau dhane Devolleve le t'jau jep, veq mos ti bllokon investimet dhe vendet e reja te punes!

E ftoj ta beje publik kete dokument, dhe njekosisht i ftoj mediat ta kerkojne kopjen ne sirtaret e komunes, aty eshte!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat