Zbulohen afera tjera seksuale të ndërkombëtarëve në Kosovë, përmendet edhe një këngëtare

Lajme

Zbulohen afera tjera seksuale të ndërkombëtarëve në Kosovë, përmendet edhe një këngëtare

Nga: N.Sh Më: 8 qershor 2018 Në ora: 19:52
Ngacmime

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka sot në Kuvendin e Kosovës ka shokuar opinionin e gjërë me deklaratën e tij për aferat seksuale mes Kryeprokurorës së EULEX-it, Isabelle Arnal dhe një politikani të lartë të Kosovës.

“Kam raport me shkrim sekret se kryeprokurorja e EULEX-it Isabelle Arnall përpos që ka bërë marrëdhënie intime me një politikan se nuk po guxoj me përdor fjalën ‘ sex’ , përpos që ka bërë marrëdhënie intime me një politikan të kalibrit të lartë në një vilë në Brezovicë ‘i ka thënë futja Fatmir Limës tu bë lezet në krevet”, ka thënë Zeka ndër tjera në Kuvend sot.

Por, gazeta “Bota sot” merr informacione tjera shtesë nga ish agjenti i SHIK-ut dhe G2, Naim Miftari se afera të tilla seksuale ka pasur që nga paslufta në Kosovë.

Miftari thotë se deputeti Zeka ka shumë të drejtë, pasi ngjarje të tilla kanë ndodhur në Kosovë.

“Kosova u shëndërru si në harem nga ndërkombëtarët. Madje kemi pas edhe pjesëtarë të tyre të komunitetit LGBT ku pëvec femrave të reja edhe me djemë ka pasur afera të tilla”, thotë Miftari.

Miftari thotë se korrupsioni ma i rreikshëm ishte ai seksual në Kosovë ku mafia politike e jona për tu bërë shantazhe ndërkombëtarëve u kanë qitë femra të reja shqiptare. “Kosovës plot miq ndërkombëtar i dalin dhëndër, pas aferave seksuale”, thotë Miftari duke shtuar se, UNMIK-u dhe EULEX-i kanë dështu nga seksi dhe paraja.

Ai shton se, këto të dhëna i kanë pas në SHIK, në G2 edhe kur ishte pjesëtar i Policisë së Kosoës.

“Shërbimi sekret serb UDB-ja dhe BIA ka depërtua në Ambasada dhe institucionet ndërkombëtare në OSBE dhe KFOR me anë të femrave serbe që kanë punuar si përkthyese dhe si punonjëse civile në këto institucione që punojnë në Kosovë”, shprehet ai.

“Edhe Fatmir Limaj kur është arrestu për me shku në Hagë, shoku i tij Hashim Thaci me shërbimin sekret francez kanë përdorur këngëtare nga Kosova për me josh në Slloveni”, shprehet Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat