I dekorojnë bashkëpunëtorët e Millosheviqit dhe arrestojnë ish-ushtarët e UÇK-së. Invalidë të luftës!

Lajme

I dekorojnë bashkëpunëtorët e Millosheviqit dhe arrestojnë ish-ushtarët e UÇK-së. Invalidë të luftës!

Nga: N.Sh Më: 8 qershor 2018 Në ora: 20:38
Frasher Osekulajm

Sot gjatë ditës është arrestuar Frashër Oseku, një ish ushtarë i UÇK-së, pasi kohë më parë në Suedi ku edhe jeton kishte përdhosur flamurin e Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

E sot duke hyrë në Kosovë nga Mqedonia është arrestuar nga policia e Kosovës.

Për këtë ka reaguar anëtari i Lëvizjes Veëvendosje, Avni Zogiani ku thotë se po dekorohen bashkëpunëtorët e Millosheviqit dhe po arrestojnë ish-ushtarët e UÇK-së.

“Dekorata u dhënë bashkëpunëtorëve të pushtetit të Millosheviqit, arrestojnë ish-ushtarë të UÇK-së, invalidë të luftes.

Kosova e Hashimit!”, shkruan Zogiani në facebook.

Frashër Oseku, ishte pjesëtarë i UÇK-së, në luftën e Kosharës, ku ishte edhe i plagosur dhe sot mbanë statusin e invalidit të luftës.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat