Trump tërheq trupat ushtarake nga Nigeria, i dërgon në Kosovë

Lajme

Trump tërheq trupat ushtarake nga Nigeria, i dërgon në Kosovë

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 09:52
Ilustrim

Shtëpia e Bardhë i dha Kongresit informacion të hollësishëm rreth zhvendosjes së trupave amerikane nga Nigeria në Kosovë të premten, por nuk specifikoi të dhënat nga shumë vende të shkatërruara nga lufta ku ushtria amerikane ka një prani të konsdierueshe, raportojnë mediat amerikane.

Kështu nuk I raportua për numrin e saktë të trupave në Afganistanin, Irak, Filipine, Somali, Siri apo Jemen. Fshehja e shifrave e bën të vështirë për të gjykuar nëse Trump ka aprovuar ndryshimet e fundit, veçanërisht në Siri, një vend që ai sugjeroi se në prill do të largohen trupat amerikane, përpara se një sulm kimik të rezultojë në një rishqyrtim të vendimit.

Megjithatë u bë e ditur numri I trupave në shtete si Egjipt (përafërsisht 440), Jordani (rreth 2.600), Kosovë (rreth 690), Liban (rreth 120) dhe Nigeri (rreth 730). Katër trupa amerikane u vranë nga radikalët fetarë në Nigeri në tetor të vitit 2017, duke ndikuar kështu në opinionin e publikut të gjerë amerikan dhe disa ligjvënësve lidhur me praninë e trupave amerikane të cilët po luftojnë me xhihadistët lokalë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat