Ministrat serbë, buxhetin e derdhin tek komunat serbe

Lajme

Ministrat serbë, buxhetin e derdhin tek komunat serbe

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 19:41
Lista serbe

Në fillim të kësaj jave, ministri Ivan Todosijeviq ka vënë gurthemelin për ndërtesa banimi në Llapllasellë të Graçanicës.

Ky është një prej projekteve të financuara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Graçanicës.

10 komunat me shumicë serbe janë favorizuar nga kjo ministri me buxhetin e ndarë për investime kapitale.

Zëvendësministri Beqir Fejzullahu thotë se përveç me fondet e mbetura për investime kapitale, projektet e 28 komunave me shumicë shqiptare i kanë mbështetur me fonde të tjera në dispozicion të kësaj ministrie, për të bërë një balancim investimesh.

Ministri Todosijeviq dhe dy ministrat e tjerë të Listës Serbe janë në dorëheqje që nga fundi i marsit kur autoritetet kosovare e arrestuan drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, megjithatë, kanë vazhduar t’i shfrytëzojnë resurset e shtetit të Kosovës.

Analisti Krenar Shala thotë se si qeveria, ashtu edhe Lista Serbe, po mundohen të përfitojnë nga mundësia, pasi sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë larg.

Në media, së fundmi është raportuar për orientim të milionave në komunat në veri të vendit nga Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Lista Serbe, në kuadër të Qeverisë së Kosovës, përveç Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, asaj të Bujqësisë, udhëheq edhe me atë të Kthimit dhe Komuniteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat