Pamje nga viti ’99: Banorët me plis në kokë bllokuan hyrjen e trupave ruse

Lajme

Pamje nga viti ’99: Banorët me plis në kokë bllokuan hyrjen e trupave ruse

Nga: N.Sh Më: 9 qershor 2018 Në ora: 21:34
Banorët duke kundërshtuar forcat ruse

Qytetarët e Rahovecit ishin barrikduar pas përfundimit të luftës në Kosovë, që mos t’i lajnë pjesëtarët e trupave ruse të futen në këtë qytet, ku përmes një marrëveshje të re mes NATO-s dhe Rusisë ishte marrë vendim që Rahoveci t’i kalohej nën kontroll forcave ruse, gjë që u kundërshtua ashpër nga shqiptarët.

Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë bllokadën derisa NATO dhe Kombet e Bashkuara të bien dakord t’i dërgojnë rusët kudo tjetër, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në videon e rrallë të kapur nga AP thuhet se rusët shikohen me armiqësi në Kosovë për shkak të lidhjeve të tyre tradicionalisht të ngushta me Serbinë.

Tutje në video thuhet se, Moska kundërshtoi bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, të cilat larguan forcat serbe nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat