Gjuriq: Armatosja e serishme e ish-UÇK-së s’mund të sjellë paqe

Lajme

Gjuriq: Armatosja e serishme e ish-UÇK-së s’mund të sjellë paqe

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 20:17
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq thotë me rastin e ndryshimeve të mundshme në formatin e dialogut të Prishtinës, se formati, vendi dhe pjesëmarrësit janë më pak të rëndësishëm sesa thelbi.

Ai tha se përsëritja e retorikës së luftës dhe njohja e pavarësisë së Kosovës si e vetmja zgjidhje nuk do të kontribuojë në dialog, pasi sipas tij, suksesi i një dialogu mund të jetë nëse ka një kompromis.

Sipas tij, zgjidhja mund të nxjerrë vetëm një marrëveshje që do të përmbushë interesat e të dy palëve dhe vendi i diskutimeve ka rëndësi dytësore.

"Parimi është i rëndësishëm dhe në këtë moment nuk shoh shumë gatishmërinë e palës shqiptare në Kosovë që në mënyrë serioze t’i qaset gjithë kësaj. Për dallim prej tyre, ne nuk kërcënojmë askënd, por duam një mënyrë serioze për të diskutuar", tha Gjuriq.

Duke iu përgjigjur pyetjes së mediave për formimin e Ushtrisë së Kosovës, Gjuriq tha se “ri-armatosja e anëtarëve të UÇK-së nuk mund të sjellë paqe dhe stabilitet”.

“Përveç asaj që është në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare, nuk dërgon drejt zgjidhjes. Për shkak të kësaj Serbia është fuqimisht kundër tij dhe sigurisht që deri te kjo nuk mund të vijë në mënyrë legale dhe legjitime", ka thënë Gjuriq, transmetojnë mediat serbe./kp

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat