Gjergj Dedaj del kundër kryeministrit Hardinaj: Pagat u rritën për familjarët!

Lajme

Gjergj Dedaj del kundër kryeministrit Hardinaj: Pagat u rritën për familjarët!

Nga: N. Sh. Më: 13 qershor 2018 Në ora: 10:58
Gjergj Dedaj dhe Ramush Haradinaj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj ka dalë publikisht kundër rritjes së pagave.

Përmes postimit në facebook, Dedaj thotë se kjo është një rritje enorme nga ana e Qeverisë, është një vendim i padrejtë dhe i nxitur.

Sipas tij, pagat po rriten vetëm për zëvendëskryeministra, ministra dhe për disa pjesëtarë të Qeverisë, njerëz të afërt me kryeministrit ose familjarët e tyre, shrkuan gazeta “Bota sot”.

Shkrimi i plotë i Dedajt, pa ndërhyrje të redaksisë:

Rritja e pagave, vendim i padrejte dhe i nxituar!

Rritja enorme e pagave nga Qeveria e Kosoves, per nje establishment te caktuar, eshte vendim i padrejte, diskriminues dhe i nxituar.

Pagat jane rritur vetem per kryeminstrin, zevendeskryemimistrat dhe ministrat si dhe per disa pjesetare te qeverise, njerz te aferet me kryeministrin, zevendeskryeministrat dhe mimistrat, te cilet ose jane famljare ose bashkepartiak te tyre .

Me kete rritje klanore, jane shkelur parimet e barazise sociale, drejtesise dhe te te drejtave njerzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat