Parashikimi i motit në Kosovë për ditët në vazhdim

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë për ditët në vazhdim

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 00:48
Ilustrim

Në fundjavë kryesisht me vranësira dhe shtrëngata me shi.

15.06.2018 – Vorbulla ciklonike nga Atlantiku ka filluar të depërtojë mbi rajon, ku edhe gjatë fundjavës do të kushtëzojë mot jostabil, më të freskët, me zhvillime të shtrëngatave me shi.

Sipas parashikimeve të fundit, nga mesi i javës fusha anticiklonike do të shtrihen mbi pjesën më të madhe të kontinenti europian, si dhe mbi vendin tonë, që pritet të sjellin mot më stabil dhe rritje të temperaturave.

16.06 – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
17.06 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Gjatë ditës kryesisht me vransira, e pasdite shtrëngata të shpërndara me shi.
18.06-19.06 – Ditëve të para të javës mot me vranësira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e në orët e pasdites mund të shoqërohen edhe me bubullima.
20.06 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare, me minimale 13C deri 14C, e ato maksimale nga 22C deri në 25C.
Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-10m/s.

15.06.2018 – Vorbulla ciklonike nga Atlantiku ka filluar të depërtojë mbi rajon, ku edhe gjatë fundjavës do të kushtëzojë mot jostabil, më të freskët, me zhvillime të shtrëngatave me shi. Sipas parashikimeve të fundit, nga mesi i javës fusha anticiklonike do të shtrihen p, që pritet të sjellin mot më stabil dhe rritje të temperaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat