OAK: Të hiqet nga rendi i ditës shqyrtimi i projektligjit për miniera dhe minerale

Lajme

OAK: Të hiqet nga rendi i ditës shqyrtimi i projektligjit për miniera dhe minerale

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 17:54
OAK

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) me anë të një letre i është drejtuar institucioneve kryesore të vendit, nga të cilat kërkon heqjen nga rendi i ditës i projektligjit për miniera dhe minerale, për shkak se ka kaluar pa u konsultuar paraprakisht me bizneset.

Në një komunikatë për media thuhet se Oda e Afarizmit të Kosovës i drejtohet me këtë kërkesë institucioneve, duke u bazuar në faktin se ky projektligj nuk duhet të kalojë pa u konsultuar fillimisht me komunitetin e bizneseve, në mënyrë që të merren parasysh edhe rekomandimet e tyre.

OAK është e mendimit se nëse ky projektligj kalon tani, kjo do të bëhet pa diskutim paraprak me bizneset dhe si i tillë nuk do të jetë në interesin e bizneseve.

Për më shumë, të bashkangjitur mund të gjeni letrën e OAK-së drejtuar institucioneve:

18/06/2018

Për:  Institucionet kryesore të vendit

Nga: Oda e Afarizmit të Kosovës

Lënda: KËRKESË

Përshëndetje të nderuar,

Oda e Afarizmit të Kosovës, kërkon që të hiqet nga rendi i ditës shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale, në seancën plenare që do të mbahet nesër (19.06.2018).

Oda e Afarizmit të Kosovës drejtohet me këtë kërkesë duke u bazuar në faktin se ky projektligj nuk duhet të kalojë pa u diskutuar fillimisht me komunitetin e bizneseve, në mënyrë që të merren edhe mendimet dhe rekomandimet e tyre.

OAK i ka dërguar rekomandimet për këtë projektligj me datën 2 prill dhe e ka ftuar komisionin pas marrjes pjesë në dëgjimin publik të bërë në Kuvendin e Kosovës me datën 28.03.2018 nga Komisioni Parlamentar për Zhvillimi Ekonomik.

Gjatë kësaj kohe OAK ka zhvilluar takime edhe me sektorin e separacionit (kompanitë që nxerrin rërë nga lumenjët) dhe ka kërkesa nga ky sektorë që të ndahen nga sektori i minierave dhe gurthyesëve ( shih linkun: http://odaeafarizmit.org/333-here-ne-zyre-te-kpmm-se-per-nje-licence/

Prandaj, të nderuar, nëse ky projektligj kalon tani, kjo do të bëhet pa diskutim paraprak me bizneset dhe do të jetë jo ne interesin e bizneseve.

Të nderuar,

Ju lutemi që të i përgjigjeni pozitivisht kërkesës tonë, në mënyrë që edhe miratimi i ligjeve të bëhet konform nevojave të bizneseve.

Me respekt,

Oda e Afarizmit Të Kosovës

Adresa: Rr. Bulevardi Bill Clinton,Hyrja 270, nr.1,Prishtinë

Tel: +383 38 613 212; +383 45 200 973

Email:  [email protected]

Web:   www.odaeafarizmit.org

P.S.

Ky email i’u dërgohet:

1.      Kryetarit të Kuvendit, z. Kadri Veseli

2.      Kryeministrit të Republikës, z. Ramush Haradinaj

3.      Kryetarës së komisionit për zhvillim ekonimik, znj. Sala Shala

4.      Ministritë për zhvillim ekonomik, z. Valdrin Lluka

5.      Kryetarëve të Grupeve Parlamentare

6.      Deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat