Prokurorja kërkon 30 ditë paraburgim për Dibran Hoxhën

Lajme

Prokurorja kërkon 30 ditë paraburgim për Dibran Hoxhën

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:08
Dibran Hoxha në Gjykatën e Prizrenit

(E plotësuar) - Prokurorja e Prokurorisë së Prizrenit, Nazan Shero, ka kërkuar një muaj paraburgim për Dibran Hoxhën.

Hoxha është arrestuar dje nga Policia e Prizrenit nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor.

Ridvan Hoxha ishte në arrati që nga e shtuna.

Prokurorja Shero tha se ekziston dyshimi i bazuar se Dibran Hoxha në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, që tashmë veç gjenden në paraburgim, ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Avokati i Hoxhës, Avni Berisha, e ka kundërshtuar masën e paraburgimit duke thënë se nuk ekziston rreziku për përsëritjen e veprës penale dhe se dy familjet janë pajtuar mes vete dhe dje klienti i tij vetë është dorëzuar në Polici, shkruan kallxo.

“Ai bashke me mua është lajmëruar në polici në stacionin në Lubizhdë- Prizren. Klienti im Dibrani para Policisë e ka pranuar veprën penale dhe është menaxher i një restoranti me emrin “Kobra city” dhe klienti im ka identitet dhe e kundërshtoj masën e paraburgimit që po e kërkon Prokuroria”, tha avokati.

Avokati kërkoi një masë më të lehtë dhe tha se janë të gatshëm të hynë me masën e dorëzanisë.

Fotografi ekskluzive, Dibran Hoxha - Kobra në Gjykatë

I dyshuar për lëndim të rëndë trupor, menaxheri i lokalit të natës “Kobra City”, Dibran Hoxha, është sjellë i prangosur në Gjykatën e Prizrenit.

Dibran Hoxha po dyshohet për veprën penale – lëndim i rëndë trupor.

Ai ishte në arrati që nga e shtuna.

Hoxha u arrestua dje nga Policia e Prizrenit.

Në këtë seancë, prokurori i rastit kërkoi një muaj paraburgim për të dyshuarin.

Këto janë fotot nga salla e Gjykatës në Prizren.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat