“Kush po e thërret Zotin e kush djalin e tij”

Lajme

“Kush po e thërret Zotin e kush djalin e tij”

Nga: N.Sh Më: 23 qershor 2018 Në ora: 18:22
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi përmes një statusi në rrjetin social facebook, ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën mbrëmë kur lojtari shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri kishte thënë “elhamdulilah”.

Për këtë fjalë kishte reagime të ndryshme, por Liri Lodhi pohon askush nuk ka të drejtë ta fyej tjetrin pse ai shpreh ndjenjat e veta fetare, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Pse e lodhni kokën kot kush e bën kryqin e kush hënën, kush e thërret zotin e kush djalin e tij? Pse i fusni hundët aty ku nuk ju takon? Askush nuk ka të drejtë ta fyejë tjetrin pse ai shpreh ndjenjëne e vet fetare kudo që të ndodhet. Mes personit dhe fuqisë që ai beson është një raport i veçantë, një lidhje e fuqishme emocionale, një raport aq i pastër e i kthjellët sa ne vështirë e marrim me mend e lere më ta kuptojmë. Nuk e kuptojmë, sepse thjesht, nuk e kemi përjetuar kurrë, na mugon. Prandaj paragjykojmë, dhe në mënyrë jo intelegjente fyejmë të tjerërt. Për çka? Vetëm pse ata nuk janë si ne!!! Nese një raport të ngjashëm e kemi edhe ne, jo me zotin e tij, por me zotin tone dhe këtë ia mohojmë atij, ose tjetrit, kujtdoqoftë atëherë jemi egoistë dhe hipokritë.

Është shekulli njëzet e një. Liria e mendimit dhe e shprehjes, liria fetare dhe çdo liri tjetër e secilit vlen njësoj sa vlen çdo liri e jotja. Pikë”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat