Haradinaj shpreh gëzimin për golat e Xhakës dhe Shaqirit

Lajme

Haradinaj shpreh gëzimin për golat e Xhakës dhe Shaqirit

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 15:13
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka komentuar dënimet që FIFA i ka dhënë Serbisë dhe lojtarëve të Zvicrës.

Ndryshe, që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që të mblidhen para për të paguar dënimin që kanë marr dy lojtarët e Kosovës, kjo si simbolik me vendimin e FIFA-s.

Haradinaj nuk komentoi për veprim që FIFA e ka futur shqiponjën në simbolet e ndaluara, por shprehu gëzimin për golat e dy kosovarëve.

"Jam gëzu kur i kanë dhënë golat dhe me ka ardh mirë. Këto tjerat jam kryetar i Qeverisë s'po lëshohem në komentime. Po du me i rrit rrogat e policëve, mjekëve, arsimtarëve. I kemi rrit gjyqtarëve. Po e bëjmë Ligjin për nivelizim por nuk do t’ua ulë gjykatësve dhe prokurorëve", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat