Video e dhimbshme: Kështu vriteshin shqiptarët që furnizonin me armë UÇK-në

Lajme

Video e dhimbshme: Kështu vriteshin shqiptarët që furnizonin me armë UÇK-në

Nga: N. Sh Më: 27 qershor 2018 Në ora: 09:20
Foto nga videoja

Qindra shqiptarë, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë vrarë gjatë përpjekjeve për të siguruar armë për luftën e lavdishme të UÇK-së.

Disa janë vrarë gjatë luftimeve me forcat serbe gjatë hyrjes në Kosovë nga Shqipëria, e disa janë vrarë në pritë.

Edhe pse forcat ajrore të NATO-s filluan ushtrimet ajrore mbi Shqipëri që kishin për qëllim të frikësonin udhëheqësin serb Slobodan Millosheviq për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, ushtria serbe vazhdonte betejën në terren, shkruan gazeta “Bota sot”.

Objektivat e tyre ishin furnizuesit e armëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Aty afër kufirit, ushtarët serbë qëlluan dhe vranë një shqiptar.

Në videon dramatike të publikuar nga Associated Press shihet se si ushtria serbe vriste shqiptarët të cilët furnizonin me armë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat