Serbëve iu dhemb që në Zvicër brohoritet “Kosova” dhe “UÇK”, ja çfarë shkruajnë

Lajme

Serbëve iu dhemb që në Zvicër brohoritet “Kosova” dhe “UÇK”, ja çfarë shkruajnë

Nga: D.RR Më: 28 qershor 2018 Në ora: 20:11
Pamje nga video

Një video ku shihen shqiptarët duke festuar për Zvicrën pas kalimit tutje nga faza e grupeve dhe duke brohoritur “Kosova” dhe “UÇK”, i ka irrituar tej mase serbët.

Një media e tyre, këtë e quan skandal dhe thonë se në zonën e tifozëve në Gjenevë, është e pamundur të shihet flamuri zviceran, por vetëm ai shqiptar.

“Ata janë të gëzuar për Zvicrën dhe mbajnë flamuj të vetëm të Shqipërisë, duke brohoritur Kosovë dhe UÇK

Tifozët e Zvicrës nuk mbajnë flamurin e këtij vendi, por vetëm flamurin e Shqipërisë, duke brohoritur Kosova dhe UÇK-ja!

Skandal!

Në zonën e tifozëve në Gjenevë, është e pamundur të shihet flamuri zviceran.

Mes tifozëve të shumtë ka edhe serbë, por ata janë në pakicë”, ka shkruar një media e njohur serbe, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat