Supremja e kthen në rigjykim rastin e vrasjes së Ilmi Lufajt nga polici Shefqet Kameraj

Lajme

Supremja e kthen në rigjykim rastin e vrasjes së Ilmi Lufajt nga polici Shefqet Kameraj

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 10:43
Pamje nga seanca e gjykimit të zyrtarit policor Shefqet Kameraj, foto arkiv

Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim, rastin e vrasjes se Ilmi Lufajt nga rreshteri policor Shefqet Kameraj.

Vitin e kaluar Gjykata Themelore e Pejës, ish-rreshterin policor Shefqet Kameraj e kishte dënuar me 13 vite burgim për vrasjen Ilmi Lufaj.

Më pas Gjykata e Apelit, kishe marr vendim që rreshteri Kameraj të dënohet 16 vite për vrasjen e Lufajt.

Kthimin në rigjykim të këtij rasti nga Gjykata Supreme në shkallën e parë, e ka konfirmuar për Kallxo zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Selvane Bukleta.

Ajo bëri të ditur se seanca e rigjykimit të këtij rasti është caktuar të mbahet me datën 3 korrik të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat