Nëna e të arrestuarit për terrorizëm: Tash është tepër vonë

Lajme

Nëna e të arrestuarit për terrorizëm: Tash është tepër vonë

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 00:49
Nëna e të arrestuarit për terrorizëm

Angazhimet për të arrestuar personat që merren me terrorizëm, po dalin të jenë të suksesshme. Së fundmi, në prangat e policisë kanë rënë 4 kosovarë, të cilët janë arrestuar në zona të ndryshme të vendit.

Katër persona janë arrestuar në Prizren, Skenderaj dhe Gjermani, për terrorizëm.

4 kosovarë kanë rënë në prangat e Policisë, në dyshimet se janë përfshirë në veprat penale që ndërlidhen me terrorizëm.

Tre prej tyre janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Skenderaj dhe Prizren, ndërkohë që një kosovarë tjetër është arrestuar nga autoritetit gjermane në bashkëpunim me organet e sigurisë së Kosovës, në Gjermani.

Drejtoria kundër Terrorizmit në Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksionin nëpërmjet një njoftimi për media.

“Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Drejtorinë Kundër Terrorizmit tre (3) persona të dyshuar (R. K., A. A. dhe L. M.), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me terrorizëm”

Sipas komunikatës, aksioni në Gjermani është në koordinim të plotë më autoritetet e shtetit gjerman.

“Ky operacion policor është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet gjermane, të cilat njëkohësisht kanë zbatuar urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarit B. B”.

Të arrestuarave u janë konfiskuar një masë e konsiderueshme e armatimit.

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një armë automatike AK 47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale dhe të cilat do të analizohen në vijim.

Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat