Pëshpëritjet serbe: “Zot, ndihmoje Serbinë!”

Lajme

Pëshpëritjet serbe: “Zot, ndihmoje Serbinë!”

Nga: Sevdail Hyseni Më: 1 korrik 2018 Në ora: 08:20
Serbi

Kohëve të fundit, në fjalorin e përshëndetjeve të përditshme në Serbi, përveç atyre shprehjeve të zakonshme: “Mirëmëngjesi!”, “Mirëdita!”, “Mirëmbrëma!”, ka zënë të përdoret edhe një shprehje mëshiruese: ”Zot, ndihmoje Serbinë!”.

Kjo përshëndetje e bontonit të mirësjelljes në Serbi, vjen si rezultat i një vendi, të zhytur në kolaps ekonomik e ngërç politik, të kripur në borxhe, të ngulfatur nga krimi i organizuar dhe të izoluar nga integrimet europiane.

Ky shtet, me këto të këqija, siç është Serbia, po goditet edhe nga fenomenet natyrore si: reshjet e dendura me shi, frymë, breshër, vetëtimë e bubullimë, pastaj me acarimin e lumenjve e vërshimet e rrëmbyera, nga të cilat janë prekur shumë qytetarë.

Bashkë me këto dukuri shqetësuese, kur t’iu shtojmë edhe moszhvillimin ekonomik, migrimet pa fund, plakjen e popullsisë, uljen e lindshmërisë dhe ngritjen e mortalitetit, braktisjen e të rinjve në mungesë perspektive, përfshirjen e politikanëve në korrupsion e priftërinjve në afera të drogës, përhapjen e sëmundjeve venerike dhe atyre të sidës e kështu me radhë, s’ka se si të mos vijë e mirëseardhur përshëndetja mëshiruese: ”Zot, ndihmoje Serbinë!”

Për qytetarët jo serbë, përshëndetja: “Zot, ndihmoje Serbinë!”, nuk është irituese dhe aspak provokative, ngase edhe ata vetë janë duke e parë se kah po shkon ky vend, që goditet nga qielli e toka.

Qytetarët e shumtë të kësaj Serbie, duke parë se një pjesë e kësaj klase politike është dehur nga nacionalizmi i shfrenuar, revanshizmi e sindromi i urrejtje, pastaj një pjesë e shtetit është kapur nga korrupsioni dhe nepotizmi, janë vënë në siklet, duke ngritur sytë nga qielli, për të kërkuar ndihmën e Zotit, sepse nga pushtetarët kanë hequr dorë, sepse ata s’po munden ta udhëheqin veten e lëre më popullin.

Jo vetëm kaq, të këqijat janë të lloj-llojshme dhe të paparashikuara. Ata që ua bëjnë hyzmetin atyre, do të argëtohen me ta më shumë. Ka dhe më keq, thotë populli, por nga disa si këto “Mos raft mu harru!”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat