‘Kjo situatë prek të dy vendet - si Serbinë dhe Kosovën’

Lajme

‘Kjo situatë prek të dy vendet - si Serbinë dhe Kosovën’

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 23:46
Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg

Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg tha se Serbia dhe Kosova do të përfitojnë shumë nga normalizimi i marrëdhënieve.

Ajo beson se situata e tanishme krijon paqëndrueshmëri në rajon dhe kthen mbrapa të dyja vendet.

Solberg, e cila nesër viziton Beogradin, tha për gazetën serbe ‘Politika’, se zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën do të sigurojë një standard më të mirë jetese dhe mundësi për qytetarët e të dyja e shteteve.

“Sigurisht, detyrimet e ndërmarra duhet të përmbushen, por disa prej tyre interpretohen ndryshe në Serbi dhe Kosovë, andaj është e rëndësishme të vazhdohen negociatat nën kujdesin e Bashkimit Evropian", tha ajo. Solberg vlerëson se modeli i bashkëpunimit që u krijua nga vendet skandinave pas Luftës së Dytë Botërore, është i mundur edhe në Ballkan, ndërsa përkujton se bashkëpunimi filloi me themelimin e tregut skandinav  të punës, duke shmangur tema nga të ashtuquajturat politika të larta dhe konflikte nga e kaluara.

"U përqendruam vëmendjen tonë në përmirësimin e jetës së kombeve tona në të ardhmen, e cila ishte një recetë për suksesin e bashkëpunimit skandinav dhe mendoj se do të ishte efektive edhe në Ballkan", shprehet kryeministrja e Norvegjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat