Arrestohet drejtori i urologjisë pasi kërkoi 100 euro nga pacienti

Lajme

Arrestohet drejtori i urologjisë pasi kërkoi 100 euro nga pacienti

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 15:31
QKUK

Drejtori i Repartit të Urologjisë në QKUK, Rexhep Kasumaj, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i kërkoi 100 euro ryshfet nga një pacient. Siç mëson media, Kasumaj i kishte kërkuar para pacientit për t’u operuar pa rend.

Lajmin  e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës

“Mund të ju konfirmojmë se sot me datë 06.07.2018 rreth orës 10:20, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK) pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, ka ndërmarr disa veprime policore në drejtim të hetimit të një personi, mbi dyshimin e bazuar të përfshirjes në veprën penale Marrje e Ryshfetit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të hetuesve policore, është arrestuar në flagrancë i dyshuari M/Sh/K, i cili dyshohet se nga një qytetar ka marrë para për ti kryer shërbime mjekësore”, tha policia.

Hetuesit e DHKEK, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar paratë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat