Moti gjatë fundjavës në Kosovë

Lajme

Moti gjatë fundjavës në Kosovë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 00:21
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të vikendit, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Në këto kushte, si pasojë e krijimit të vranësirave të dendura dhe jostabile dhe ndryshimit të masave termike në stade të ndryshme të troposferës do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me stuhi lokalisht të fuqishme .

Stuhitë do ta përfshijnë pjesën veriore dhe verilindore të Serbisë duke e shtrirë veprimin edhe në pjesën verilindore dhe veriore të shtetit tonë por me një fuqi më të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Do te fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 16m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat