Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe SHIK-ut, tregon për ish-milicin e Serbisë, njeriun që e shkruajti Kushtetutën e Kosovës

Lajme

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe SHIK-ut, tregon për ish-milicin e Serbisë, njeriun që e shkruajti Kushtetutën e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 7 korrik 2018 Në ora: 17:31
Flamuri i Kosovës

Ish- eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së dhe pjesëtari i Shërbimit informativ të Kosovës (SHIK), Naim Miftari, thotë se ish milici i Serbisë, fjala është për Hajredin Kuçin, ish ministër i Drejtësisë në Kosovë, është kundër përdorimit të të rinjve shqiptar për çështje madhore të atdheut.

Miftari thekson se, Kuçi ishte kundër edhe gjatë demonstratave të paraluftës, transmeton gazeta “Bota sot”.

Miftari e përmend edhe një rast kur, Kuçi gjatë detyrës së tij në atë kohë goditet me një guri nga protestuesit shqiptarë.

Hajredin Kuçi ishte ministër i Drejtësisë në Kosovë për disa vite si dhe ishte personi që e shkruajti Kushtetutën e Republikës së Kosovës.h

Lexojeni të plotë reagimin e Naim Miftarit:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha në Konventën e gjashtë të Rinisë Demokratike, se Dekada e Re është rinia në lidershipin e vendit. Ndërsa, Hajredin Kuci, tha se PDK nuk i përdorë të rinjtë për protesta.

Dikur Milici i Serbisë e tani dora e mesme e Thaçit dhe Veselit z. Hajredin Kuçi flet nga përvojë. E dimë dhe e kuptojmë se është kundër përdorimit të rinis shqiptare për çështje madhore të atdheut.

Ishte kundër edhe kur si Milic SUP serb vinte në Vranjevc (Kodra e Trimave) me kolegët e vet serb për ti shtypur demonstratat e rinis të Kodres së Trimave e krejt Kosovës.

E mbaj mend nga ajo kohë kur u vranë afer xhamis së Llapit  shumë demostrues të rij nga kolegët e Hajradinit dhe Hajradinat "tanë" por jam i sigurt se ky nuk e ka harruar kur ishte lënduar rënd nga një guri i protestuesëve të rinj shqiptar para shitores dikur MEHANIZACIJA, prandaj e kuptoj se është kundër protestave të të rinjve pasi sipas tij në protesta ku mbrohet shteti i Kosovës po dufka me dal babgjyshat dhe gjyshet tona.

Kontributi i këtij ish milici u tregua sidomos si minister i Drejtësisë pas luftës kur drejtësinë e shtetetit e dështoj, e deformoj dhe e mbushi drejtësinë me të korruptuar dhe servil të Thacit bani def gabeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat