Pacolli flet për aksidentin e tmerrshëm me vëllezërit e tij në Slloveni, kështu ishte dukur pas zgjimit nga koma

Lajme

Pacolli flet për aksidentin e tmerrshëm me vëllezërit e tij në Slloveni, kështu ishte dukur pas zgjimit nga koma

Nga: P.R Më: 8 korrik 2018 Në ora: 21:55
Behgjet Pacolli pas zgjimit nga koma

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në faqen e tij në facebook, ka publikuar për herë të parë një fotografi të tij, ku ka treguar një histori të tij të pa dëgjuar më parë.

“38 vite më parë, një mëngjes herët në gusht, unë dhe vëllezërit e mi ishim në rrugë nga Kosova për në Zvicër. Ishte një mëngjes me shi pa ndalur në Slloveni, papritmas përjetuam një aksident të tmerrshëm që pothuajse na kushtoi me jetë. Pas zgjimit tim nga koma, unë jam dukur kështu (si në foto) për pothuajse dy vjet. Unë e di se çfarë do të thotë shpejtësia, e di se çfarë do të thotë dhimbja. Zoti na shpëtoi kësaj radhe. Unë shpresoj se askush të mos përjeton këtë!”, ka shkruar Pacolli, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat