Propaganda serbe: Shqiptarët në panik të madh: Trump shqyrton propozimin që Presheva të zëvendësohet për veriun e Kosovës

Lajme

Propaganda serbe: Shqiptarët në panik të madh: Trump shqyrton propozimin që Presheva të zëvendësohet për veriun e Kosovës

Nga: Sevdail Hyseni Më: 9 korrik 2018 Në ora: 08:03
Presidenti amerikan, Donald Trump

Gazeta beogradase”Kurir” e fillon ditën e parë të kësaj jave me titullin spektakular: “Shqiptarët në panik të madh: Edhe Trumpi, është  për ndarjen e Kosovës!” 

Sipas kësaj gazete serbe “Lobistët nga Uashingtoni, njoftojnë se Trumpi, shqyrton propozimin, që Presheva nga ana perëndimore e autostradës të zëvendësohet për veriun e Kosovës”.

Kjo zhurmëri propagandistike rreth ndarjes së Kosovës vjen në prag të takimit historik të mundshëm sipas opinionit serb në Beograd, midis presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donalt Trump, në prag të Samitit të G7, i cili pritet të mbahet në verën e vitit 2019.

Lidhur me opsionin për ndarjen e Kosovës, qoftë edhe sipas modelit “Preshevën për veriun e Kosovës”, ka zgjuar reagimin e institucioneve të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, duke e quajtur atë të papranueshëm, madje edhe cinik dhe provokativ.

Image
Ballina e medias serbe
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat