Ministri malazez: Dërgimi i ushtarëve në Kosovë s’është veprim armiqësor ndaj Serbisë

Lajme

Ministri malazez: Dërgimi i ushtarëve në Kosovë s’është veprim armiqësor ndaj Serbisë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 16:58
Ministri i Jashtëm malazez, Srxhan Darmanoviq

Ministri i Jashtëm malazez, Srxhan Darmanoviq ka thënë se duke dërguar ushtarë në Kosovë, Mali i Zi përmbush detyrimet ndërkombëtare dhe se ky nuk është një akt armiqësor ndaj Serbisë.

“Nuk ka asgjë armiqësore, Mali i Zi është i angazhuar për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare dhe për të kontribuar në stabilitetin në rajon, i cili është qëllimi i vetëm i angazhimit tonë”, tha kryediplomati malazez, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve serbë sipas të cilëve  dërgimi i oficerëve malazezë në Kosovë  është një akt miqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat