Rama ndoqi me liderët botërorë gjysmëfinalen Kroaci – Angli

Lajme

Rama ndoqi me liderët botërorë gjysmëfinalen Kroaci – Angli

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 23:20
Pamje nga momenti ku Rama ndoqi me liderët botërorë gjysmëfinalen e madhe

 

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka publikuar në Facebook një video të shkurtër në të cilën ka treguar se si liderët botërorë i përcollën minutat e fundit të gjysmëfinales Kroaci – Angli.

Kroacia arriti që për herë të parë në histori të kualifikohej në finale duke e eliminuar Anglinë 2 me 1 pas vazhdimeve.

Rama në video shihet bashkë me kryeministren britanike Theresa May, kancelaren gjermane Angela Merkel e presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Bruksel ku ishin në samitin e NATO-s.

Liderët botërorë, por edhe Rama në fund ngushëllojnë May-in për humbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat