Apeli lë në fuqi një aktakuzë për krime lufte

Lajme

Apeli lë në fuqi një aktakuzë për krime lufte

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 14:32
Gjykata e Apelit e Kosovës

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, të 14 qrrshorit e anë të te cilit ishin refuzuar si e pa bazuar ankesa e të pandehurit D.T. për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim te provave.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës se  parë D.T. po akuzohet për shkak të dy veprave panele “Krime lufte kundër popullsisë civile në bashkëkryerje”.

Gjykata e Apelit e Kosovë, vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar.

Po ashtu Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e të pandehurit kundër aktvendimit mbi vazhdimin e masës së paraburgimit për dy muaj, të datës 26 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat