Aksidenti i tmerrshëm në Gllarevë, ky është çifti burrë e grua që humbën jetën

Lajme

Aksidenti i tmerrshëm në Gllarevë, ky është çifti burrë e grua që humbën jetën

Nga: P.R Më: 23 korrik 2018 Në ora: 19:39
Jakup Rizë Berisha dhe Selvije Berisha

Tre persona kanë mbetur në aksidentin e tmerrshëm komunikacioni që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Gllarevë, magjistralen Pejë-Prishtinë.

Në mesin e tre personave që humbën jetën, janë edhe çifti Berisha, Jakup Rizë Berisha dhe Selvije Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i viktimës, përmes rrjeteve sociale.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin e hidhur se pasditen e sotme në një aksident trafiku në rrugën Pejë Prishtinë (Gllarevë) humbi jetën vëllai i ynë, Jakup Rizë Gërvalla (Berisha) së bashku me bashkëshorten e tij Selvije Berisha”, ka shkruar ai, përcjellë “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat