Diplomacia e presidentit serb: Nuk do ta lejojnë ndarjen e Kosovës

Lajme

Diplomacia e presidentit serb: Nuk do ta lejojnë ndarjen e Kosovës

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 16:35
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se ndarja e Kosovës nuk do të lejohet.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar nuk i frikësohet pasojave të ndarjes së Kosovës, por ata duan ta pengojnë Serbinë që të arrijë çfarëdo suksesi.

Ndryshe pala serbe është duke e provuar këtë opsion edhe në Washington. Atje po qëndrojnë Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq dhe Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq i cili ka sot do ta ketë edhe një takim me John Boltonin, këshilltarin e Trump.

Ndryshe sot Presidenti dhe Kryeministri I Kosovës janë deklaruar se nuk do të ketë ndarje.

Thaci këtë e ka thënë pas një takimi me liderë të Luginës së Preshevës duke thënë se “Nuk do të ketë ndarje” ndërsa Haradinaj ka theksuar se “Kosova është shumë e vogël pët t’u ndarë”.

Thaci ndërkaq ka hedhur poshtë edhe mundësinë e shkëmbimeve territoriale duke theksuar se Kosova e njeh integritetin territorial të Serbisë dhe se Lugina e ka shumë të vështirë t’a arrijë qëllimin e saj për bashkim me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat