Si gënjeu Vuçiq për financimin e Kishës serbe nga shteti i Kosovës

Lajme

Si gënjeu Vuçiq për financimin e Kishës serbe nga shteti i Kosovës

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 17:32
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është kapur me eksponentë të Kishës Ortodokse të cilët dolën kundër ndarjes së Kosovës. Vuçiq akuzoi ata se po kundërshtojnë ndarjes pasi po i duan nga shteti i rrejshëm i Kosovës 650 mijë euro.

Por, Sava Janjiq abat në Manastirin e Deçanit ka thënë se nuk bëhet fjalë për financim apo ndihmë duke sqaruar se bëhet fjalë për para të qirasë për objektet e Agjencisë Antikorrupsion në Prishtinë që thonë se janë pronë e Kishës Ortodokse.

Janjiq ka folur për Europën e Lirë rreth kësaj çështjeje ku ka thënë se bëhet fjalë për shfrytëzimin shumëvjeçar të objekteve dhe qiraja duhet të paguhet për vitet paraprake.

 “Qeveria e Kosovës ka pranuar të paguaj diku rreth 200 mijë e diçka euro, por shuma tjetër e parave nuk është paguar. Pra nuk bëhet fjalë për asnjë lloj ndihme nga Qeveria e Republikë së Kosovës por për qiranë për shkak të uzurpimit të të objektit të Kishës, që dikur ishte shkollë e kishës e ku sot punon Agjencia kundër Korrupsionit”.

Ai ka thënë se qeveria e Kosovës ka pranuar të paguaj një pjesë të parave duke falënderuar ambasadat, veçmas asaj të Ambasadës së SHBA’së.

Ai ka thënë “larg saj” që Kisha të financohet nga Qeveria e Kosovës. Janjiq ka thënë se Qeveria e Kosovës është kritikuar që i jep para Bashkësisë Islame të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat