Propaganda e Daçiqit: SHBA-ja ka ndryshuar qasje në raport me Kosovën

Lajme

Propaganda e Daçiqit: SHBA-ja ka ndryshuar qasje në raport me Kosovën

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 22:52
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se SHBA-ja nuk ka zgjidhje të re për Kosovën, por se ka ndryshuar qasjen dhe se kanë “hapur derën” për kërkimin e një zgjidhje të re të kompromisit.

“Kjo do të thotë se ka hapur derën për kërkimin e një zgjidhje të re të kompromisit për të cilën SHBA-ja nuk ka qenë e gatshëm në vitet e kaluara, meqë konsideronin se kjo çështje është e mbyllur. SHBA-ja fuqishëm mbështet dialogun dhe këmbënguljet tona janë që të arrihet deri te kompromisi. Ky është një ndryshim i madh”, u tha Daçiqi gazetarëve në Beograd.

Ministri serb tha se politika amerikane ndaj Serbisë dhe Kosovës deri tani ka qenë në “autopilot”, por se ajo është ndryshuar me ardhjen e ndihmësit të ri të sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Ves Mitchell.

Ai shtoi se nuk ka kurrfarë gjasash që procesi i negocimit të përfundojë me dhënien e ulëses për Kosovën në OKB ose njohjen e Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së në Serb, Kyle Randolph Scott, u tha gazetarëve se qëndrimi amerikan ka qenë dhe ende është që zgjidhja stabile lidhur me Kosovën doemos duhet të gjendet përmes negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat