Thaçi dekoron këngëtaren Shyhrete Behluli

Lajme

Thaçi dekoron këngëtaren Shyhrete Behluli

Nga: N.H Më: 1 gusht 2018 Në ora: 12:04
Shyhrete Behluli dhe Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave këngëtares Shyhrete Behluli.

Thaçi thotë se, me këngët e Shyhrete Belhulit kushtuar atdheut, flamurit, heroizmit, Kosovës dhe Shqipërisë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra.

“Këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, sot i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave. Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqipe. Me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra”, ka shkruar Thaçi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat