Policia po heton dyshimet për mashtrime nga një agjenci turistike

Lajme

Policia po heton dyshimet për mashtrime nga një agjenci turistike

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 11:27
Ilustrim

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë është duke i trajtuar disa ankesa të qytetarëve të Kosovës të cilët kishin bërë aranzhime turistike për verën e vitit 2018 në agjencinë turistike " Vol Travel " me seli në Gjilan.

“Këto aranzhime turistike dyshohet se nuk janë realizuar nga  agjencioni i lartëpërmendur, prandaj ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë  bërë aranzhime turistike me agjencionin në fjalë, e të cilat  aranzhime nuk janë realizuar, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës në nivel të regjioneve përkatëse policore ku ata banojnë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të involvuar në raste të tilla të mashtrimeve, dhe njëkohësisht kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, të informojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për parandalimin e këtyre rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat