Apeli lë në paraburgim të arrestuarit në lagjen Kalabria

Lajme

Apeli lë në paraburgim të arrestuarit në lagjen Kalabria

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 11:43
Arrestimi i të dyshuarit në lagjen Kalabria

Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj katër të pandehurve.

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, M.M., GJ.P., S.D. po dyshohen se  kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 i këtij kodi.

Ndërsa e pandehura  L.Z për shkak të veprës penale “Falsifikimi i parasë në bashkëkryerje” nga neni 302 i të njëjtit ligj.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj  tyre , konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat