Vuçiq u drejton letër të hapur serbëve të Kosovës - Bota Sot
Vuçiq u drejton letër të hapur serbëve të Kosovës

Lajme

Vuçiq u drejton letër të hapur serbëve të Kosovës

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 16:39
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u është drejtuar me një letër të hapur qytetarëve serbë të Kosovës, përmes së cilës u ka thënë se përderisa ai të jetë në krye të shtetit të Serbisë, nuk do të lejojë dhunë të organizuar mbi serbët dhe shenjtërit e tyre, as përndjekjen e tyre.

Këtë letër, Vuçiq ua ka drejtuar serbëve një ditë para kalimit të afatit për draftimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se “as kësaj here Prishtina nuk do të lëvizë as gishtin për të formuar Asociacionin e komunave serbe”.

Ai ka lutur qytetarët serbë që të mos ndërmarrin asgjë, ngase sipas tij, këtë do të mund ta shfrytëzonin shqiptarët ose një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare si pretekst për të ndërmarrë çfarëdo aksioni ndaj tyre.

Ai ka thënë se ruajtja e paqes në Kosovë është detyrë parësore e NATO-s prej të cilës pret dhe kërkon që “ta ruajnë paqen në atë mënyrë që të pengojnë çfarëdo tentimi eventual të kujtdo dhe me çfarëdo preteksti që ta marrin dhe ta grabisin hidro-elektranën ‘Gazivoda’ (Ujman) dhe trafo-stacionin ‘Vallaç’ ose cilindo objekt kyç infrastrukturor prej të cilit varet mbijetesa e serbëve”.

Vuçiq është shprehur po ashtu se për hir të paqes e stabilitetit do të angazhohet për zgjidhje paqësore dhe kompromisi të marrëdhënieve në Kosovë dhe nuk do të ndalet derisa serbëve të mos u sigurohen të drejta më shumë sesa që kanë sot.

Letra e plotë e Vuçiqit në origjinal e publikuar në të gjitha mediat e Serbisë.

Të nderuar qytetarë të Kosovës dhe Metohisë, të nderuar serbë.

Nesër më 4 gusht skadon afati të cilin Bashkimi Evropian ia ka dhënë institucioneve të përkohshme në Prishtinë që në bazë të marrëveshjes së Brukselit të përfundojnë themelimin e statutit të Asociacionit të komuna serbe.

Një ditë para skadimit të afatit të fundit për obligimet e Prishtinës për themelimin e AKS-së dhe në ditën e  1930 prej kur Prishtina ka marr këtë obligim, të gjitha , të gjitha paralajmërimet dhe dyshimet që unë kam shprehur gjatë gjithë kohës janë duke u konfirmuar. Prishtina as kësaj radhe nuk do e lëviz gishtin për ta formuar AKS-në.

Të dashur serbë, ju lutem mos bëni ndonjë gjë në këtë drejtim diçka që dikush në  mesin e shqiptarëve ose pjesë të bashkësisë ndërkombëtare do të përdorin si justifikim për të ndërmarrë ndonjë veprim kundër jush. 

Dhe pikërisht për këtë arsye, në këto ditë në krahinën  tonë jugore, por edhe në disa vende të bashkësisë ndërkombëtare, dëgjohen fjalë më zë të lartë dhe në mënyrë të qartë shihen  veprimet e atyre që në vend që të përmbushin detyrimet e tyre ndaj Serbisë dhe serbëve, e përdorin këtë periudhë për të përdorur popullin serb në Kosovë dhe Metohi, kërcënimet e përditshme dhe shpërndarja e organizuar e thashethemeve, sjellin trazira dhe frikë, duke kërkuar panik, me qëllim të nxitjes së mosbesimit në institucionet shtetërore të Serbisë,  krijimit të një ndarjeje midis përfaqësuesve politikë të serbëve në Kosovë dhe dobësimit të përgjithshëm të pozitës sonë në fazën e ndjeshme të negociatave. 

Të dashur qytetarë, për këtë arsye, paqja është interesi ynë më i madh. Sfidat me të cilat ballafaqohemi na kërkojnë të jemi përtej mosmarrëveshjeve, manipulimeve dhe fushatave të dezinformatave të synuara. 

Prandaj, ju nxis dhe ju ftoj të mos bini në  ndonjë provokim, të reagoni në të gjitha sfidat e mundshme në mënyrë paqësore, të civilizuar dhe dinjitoze dhe ne do të angazhohemi t'ju sigurojmë me metoda politike sigurinë dhe të ardhmen në ato zona. Serbia është sot e gatshme që ta kryejë detyrën e vet ndaj jush dhe t’iu mbrojë jetërat e juaja dhe paqen nëse kjo është e nevojshme. Derisa jam në krye të saj Serbia nuk do të lejojë që të organizohet dhunë ndaj serbëve dhe faltoreve të tyre, e as për përndjekjen e tyre. Nuk do të ketë "Stuhi" të reja në Kosovë e Metohi.

Paqja për Serbinë dhe popullin e saj është vlera më e lartë, përveç gjithçkaje  që po përpiqemi të mbrojmë, përmes bisedave të vështira që po udhëheq me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Përveç nesh, të cilët jemi të angazhuar sinqerisht për këtë, ruajtja e paqes në krahinën tonë jugore është gjithashtu detyra parësore e misionit të KFOR-it dhe NATO-s, nga të cilat unë veçanërisht pres dhe kërkoj që paqja të mbrohet duke parandaluar çdo përpjekje të mundshme, qoftë me ndonjë pretekst, ta amrrin nga ju hidrocentralin Gazivoda,  ose ndonjë objekt tjetër kyç të infrastrukturës nga të cilat varet ekzistenca e juaj.

Për hir të juajin dhe të ardhmes të gjithë Serbisë, do të vazhdojmë në mënyrë ekskluzive paqësore për të gjetur një kompromis dhe për të zgjedhur plotësisht marrëdhëniet në Kosovë dhe Metohi dhe nuk do të qëndrojmë derisa t'i japim popullit tonë në çdo mënyrë më shumë sesa kemi sot.

Juve dhe familjeve të juaja nga zemra iu uroj gjithë të mirat.

Aleksandër Vuçiq, president i Republikës së Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...