Mediat serbe: Plani i Merkelit për Kosovën: Asociacioni plus?

Lajme

Mediat serbe: Plani i Merkelit për Kosovën: Asociacioni plus?

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 18:14
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përgatitur një plan për Kosovën që parashikon formimin e “Asociacionit të komunave serbe plus”, verifikimin e situatës në terren dhe mbajtjen e referendumit për shkëputje të Asociacionit pas 20 vjetësh, shkruajnë mediat serbe duke iu referuar pretendimeve të burimeve të paemëruara në Partinë Popullore Evropiane (PPE).

Sipas medias serbe, Merkeli paraqiti planin e saj për kolegët nga Ballkani dhe, sipas këtij mediumi, ndarja në fund të gjithë procesit është e mundur.

Burime të paemëruara në PPE shtojnë se plani i Angela Merkelit do të duhej të realizohej në një periudhë afatshkurtër apo afatmesme, transmeton Koha.net.

Në fazën e parë, para së gjithash, do të duhej të vinte deri tek formimi i AKS-së, për të cilën Merkeli ka insistuar edhe me rastin e takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Siç thuhet, Merkeli po planifikon që Asociacioni të fitojë më shumë pushtet, rrjedhimisht të quhet “AKS Plus”.

Në mënyrë që Asociacioni të ketë funksionin e duhur, nevojitet formimi edhe i organeve tjera dhe do të mund të bashkëpunonte me Serbinë, e me këtë do të kishte fuqinë e vërtetë dhe të do të lehtësonte jetën e qytetarëve, shton portali serb.

Në anën tjetër, plani i kancelares gjermane do të mbështeste verifikimin e gjendjes në terren, d.m.th. njohje pa njohje, ndërsa portali thotë se kjo do të thotë se Beogradi do të pranonte të “njihte realitetin, por jo edhe pavarësinë”, ndërsa Prishtina do të kënaqej me atë se nuk do të pengohej në tentimet për t’u bërë anëtare e institucioneve ndërkombëtare.

Për finalen e madhe, sipas portalit, duhet pritur 20 vjet.

Pas kësaj periudhe, në Asociacionin e komunave serbe do të mbahej referendumi për shkëputje, që do të krijonte mundësi reale që një pjesë e Kosovës ku jeton shumica e popullsisë serbe të kthehej nën autoritetin efektiv të Beogradit, shkruan media serbe, duke u thirrur në burime brenda PPE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat