Rrëfimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Lajme

Rrëfimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 07:57
Ilustrim

Në kuadër të Dokufestit, sot në hapësirën e urës së Arastës në Prizren do të shfaqet një performancë artistike "Your story is my story" dedikuar grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. 

Për gati dy dekada pas përfundimit formal të konfliktit në Kosovë, tregimet e torturës dhe abuzimit seksual po mbahen të heshtura dhe jashtë metanarracionit të luftës dhe diskursit publik.

Për më shumë, të mbijetuarat(it) e dhunës seksuale dhe të torturës në luftë i nënshtrohen stigmës shoqërore, përjashtimit dhe politikave jokonsistente institucionale.

“Your story is my story” mëton sensibilizimin dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve mbi ngjarjet të cilat i kanë përjetuar gratë dhe burrat e Kosovës si të mbijetuar të torturës gjatë konfliktit të fundit në Kosovë.

Lexues në këtë performancë do të jenë: Melihate Qena, Gresa Pallaska, Jeta Krasniqi, Arben Ahmeti, Jeta Berisha dhe Xhejlane Terbunja, nën regji të Besim Ugzmajli.

Kjo performancë leximi organizohet nga OJQ THY në bashkëpunim me Forum ZFD, Integra, UN Women dhe Dokufest.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat